Ndonëse në kohë karantinë në qytetin e Fierit ka plasur një sherr mbrëmjen e sotme. News 24 raporton se njëri prej personave të përfshirë në sherr ishte polic.

Punonjësi i patrullës së policisë ka qenë jashtë orarit të shërbimit, civil por kjo nuk e ka ndaluar të nxjerrë tabelën dhe të tentojë të ndalojë një makinë, e cila drejtohej nga një gazetar që administron një portal informativ.

Pasi e ndalon, polici i shoqëruar nga një person tjetër shkon dhe e qëllon me një çekiç xhamin e makinës dhe bashkë me një shok tjeter e qëllon edhe me grushte.

Gjithë ngjarja ka ndodhur pasi polici pretendon se gazetari kishte dalë me të dashurën e tij, raporton “News 24”.