Mbrëmjen e sotme disa persona janë përfshirë në një sherr në qendër të Fierit. 

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy të rinj që po udhëtonin me një makinë tip “Benz”me targa AA 600 MU i bënë pritë një “OPEL”-i ku po udhëtonin një djalë i shoqëruar me një vajzë. Të dy grupet në thyerje të karantinës.

Dy djemtë që ishin te “Benz”-i kanë zbritur duke u drejtuar tek ‘OPEL’-i dhe thyer xhamin e shoferit me çekiç. Pasi e zbritën nga makina të riun e shoqëruar, e rrahën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë patrulla e policisë.