Një shqiptar 42-vjeçar është ekzekutuar nga policia në rrugët e New Jersey-t në SHBA. Autoritetet e indentifikuan viktimën si Luan Agolli.

Tre nga katër oficerët e policisë në Paterson, të cilët raportohet se kanë qëlluar me armë shqiptarin, ishin policë veteranë të qytetit, shkruan North Jersey.

Incidenti i së enjtes në Rrugën Carroll u bë publik pasi disa banorë aty pranë regjistruan video duke treguar se Agolli po kalonte me nerva në rrugë, duke mbajtur një armë, ndërsa policët e rrethuan, duke i bërë thirrje që ai të hidhte armën. 

Pas një bllokimi që vazhdoi për gati tre minuta, Agolli e ngriti armën e tij dhe ia drejtoi një oficeri. Menjëherë ai u vra me breshëri automatiku.