Një 22-vjeçar në Kosovë është vrarë mbrëmë me pushkë gjuetie.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Nec të Gjakovës dhe policia njofton se ka arrestuar një person.
“Është arrestuar i dyshuari pasi me pushkë gjuetie ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.





