Një 61-vjeçar në Durrës është gjetur paraditen e sotme i mbytur në një kanal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen nr.15.
Nga burimet zyrtare mësohet se viktima kishte probleme shëndetsore.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.04.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.15, Durrës,është gjetur pa shenja jete i mbytur në një kanal, shtetasi I.H.,61 vjeç, i cili kishte probleme shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





