Sot ka nisur shembja e pesë shkollave në Tiranë, Durrës, Vorë e në rrethet e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pamjet që shihni vijnë nga shkolla e mesme “Sami Frashëri” në kryeqytet, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti.

Fadroma dhe punonjës të IKMT-së kanë zbarkuar pranë kësaj shkolle, pasi ajo do të rindërtohet nga e para.

Kujtojmë se sot përveç kësaj shkolle, do të shemben edhe 4 institucione të tjera arsimore në disa vende. Ministri Arben Ahmetaj tha se këto shkolla do të bëhen edhe më moderne.