Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.
Ndërsa në orët e pasdites parashikohet të ketë kalime vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 23°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.





