Mbrëmjen e sotme, në orën 19:30 Administrata Detare Shqiptare iu bashkua iniciativës së Sekretarit të Përgjithshëm te IMO (Organizatës Botërore te Detarisë) që të gjitha anijet që janë akustuar në portet shqiptare dhe në radat e porteve, t’i binin sirenave 3 minuta në shenjë solidariteti me detarët ne luftën kundër Covid-19.
“Së bashku, ne jemi më të fortë”,- thuhet në njoftimin e APD-së.
Në këto 6 javë pandemia Covid-19, porti i Durrësit nuk e ka ndalur punën për asnjë moment duke garantuar eksport-importin e mallrave, ushqimeve e medikamenteve për popullatën.





