Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në spital për të hequr gurët në veshka. Ai u shtrua pak ditë më parë në spital për këtë arsye dhe tashmë duket se e ka kaluar problemin me sukses.

Zyra e Presidencës së Thaçit konfirmon se Presidenti është në gjendje të mirë, pasi kaloi me sukes operacionin. Ndërkohë, sot Presidenti takoi ambasadorët e vendeve kryesore të BE, pasi biseduan për qeverinë e re dhe kandidatin për kryeministër nga LDK.