Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin.

Haradinaj ka theksuar se është kundër rritjes së numrit të ministrive. Ai është shprehur se nuk kanë hyrë në qeveri për të përmbushur interesat personale por për ato të vendit.

“Ia dhashë besimin e AAK për krijimin e një qeverie. Ky ishte konfirmim politik. Ende nuk është dekreti për nominim. Mendoj se është shumë e rëndësishme mos të rritet numri i ministrive. Nëse ka probleme me funksionim, por nuk ishte dashur të rritet numri i ministrive. Është situatë e papritur pak edhe prej nesh, mirëpo na në çështjen se me e lënë vendin pa qeveri apo me qeveri marrim përgjegjësi. Nuk e shohim këtë qeveri si përmbushje të interesave personale por si detyrë që na takon. Krijimi i Qeverisë mundet të marrë disa ditë, por mundet të zgjasë edhe disa javë”, u shpreh Haradinaj.