Shqiptarët e riatdhesuar janë përballur me kushte të vështira në një nga hotelet që janë caktuar për karantinimin e detyruar në Durrës.

Disa qytetarë që kanë mbërritur në hotel në orët e vona të mbrëmjes së kaluar nga Londra janë shprehur të indinjuar për kushtet e gjetura.

Ata thonë se në hotelin që duhet të bëjnë karantinën nuk kanë pranuar të futen në apartamente me tualete të përbashkëta.

Kushtet e hotelit sipas tyre nuk i respektojnë  distancimin social sipas rregullit për mbrojtjen nga koronavirusi. Vete banorët kanë dërguar video , pasi ata gjenden të karantinuar në distancim social.

Sipas tyre, ata kanë pranuar të kalojnë natën në këtë hotel por që sot duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër për kushte më të mira nga dita e sotme.

Për sa i përket shpenzimeve dhe ushqimit në këto hotele, sipas urdhrit të qeverisë një pjesë të tyre i paguan personi dhe një pjesë qeveria.

Shqiptarët e riatdhesuar, nuk kanë patur pretendime për çmimin që duhet të paguajnë në hotele por refuzojnë të qëndrojnë në ambiente ku mungojnë kushtet më elementare të higjienës dhe nuk ruhet distancimi social.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të riatdhesohen shqiptarët të cilët kanë mbetur jashtë vendit sipas një kalendari të përcaktuar.

K.H.