Kryeinfermierja e Pediatrisë në QSUT është testuar pozitive me COVID-19.

Mësohet se kryeinfermierja është infektuar nga bashkëshorti. Ajo është rast i izoluar pasi analizat me tampone për pjesën tjetër të stafit kanë dalë negative.

“Janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi”, informoi Dr. Rovena Daja.