Tre shqiptarë kanë përfunduar dënimin pas arrestimit një vit më parë për kultivimin e një sasie droge që kapte vlerën e 300 mijë paund.
Sipas mediave të huaja, shqiptarët kultivonin 136 bimë me vlerë midis 38,000 dhe 114,000 në Rrugën Maltby.
Ardit Gjonaj, 31 vjeç, Indrit Mehmeti, 30 vjeç dhe Ardi Mustafaj, 30 vjeç, punonin në fabrika kanabisi, kur u kapën përpara një viti.
Gjonaj dhe Mustafaj u kapën në oborrin e pasëm të një prone në Middlesbrough.
Oficerët e policisë në Britaninë e Madhe iu gjetën shqiptarëve mjetet e duhura që përdoren për prodhim kanabisi bashkë me makina e sende me vlerë.
Të tre thanë se kanë hyrë në territorin britanik në një mënyrë të paligjshme dhe se kanë qenë në fermat e kanabisit, dy ditë para se të arrestohen.





