Vijojnë vranësirat dhe reshjet e shiut të jenë prezente në orët e para të ditës.
Sipas MeteoAlb, pasditja dhe orët vijuese sjellin përmirësim gradual të motit, duke bërë që në mbrëmje pjesa më e madhe e vendit të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 2°C deri në 20°C – 21°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.





