Tërmet me magnitudë 3.2 Rihter është ndjerë pak pas mesnatës.
Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 00.08 dhe megjithëse ishte e lehtë është ndjerë nga shumë banorë të Durrësit. Ai është paraprirë nga një tjeter lekundje më e lehtë, e regjistruar ne orën 00.01, me magnitudë 2,8 Rihter.
Epiqendra e të dy tërmeteve ka qenë sërish deti Adriatik, raporton EMSC, ndërkohë që thellësia e tërmetit me magnitudë 3.2 ishte 12 km.
Ndërkohë, pak më herët, në orën 21.26 është regjistruar nje tjeter lekundje sizmike me epiqender po detin Adriatik, me magnitudë 2.5 Rihter.





