Duke filluar nga 27 prilli, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur t’i rikthehet punës sistemi gjyqësor në të githë vendin.
Sistemi gjyqësor ishte “paralizuar” prej më shumë se një muaji për shkak të pandemisë në vendin tonë.
“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë ë27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendim.





