Kruja është kthyer në vatrën e re të “nxehtë” të përhapjes së virusit COVID-19.
Në 24 orët e fundit, Kruja regjistron edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2. Mësohet se 11 prej tyre janë punonjëse të fasonerisë dhe 4 persona kontakti të tyre, familjarë.
Ndërkohë një tjetër vatër duket se është shfaqur në qytet, pasi janë pjesëtarët e një familjeje në Krujë, po që nuk dihet burimi i infeksionit, pasi nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me fasonerinë që është kthyer tashmë në vatrën kryesore nga ku është përhapur virusi në bashkinë Krujë, por edhe në periferitë e saj në Kurbin, ku jetojnë punonjëse të fasonerisë.
Konfirmimi i këtyre rasteve të reja e çon në 58 numrin e të infektuarve nga COVID-19 në këtë qytet.





