Raporti i rradhës nga “Bashki të forta” gjatë javës së pestë të emergjencës Covid-19 për bashkinë e Shijakut evidenton punën e mirë të bërë nga strukturat lokale për menaxhimin e situatës. Në raport evidentohen këto pika:

  • Ka vijuar punën në shërbim të qytetarëve në nevojë dhe duke asistuar te problematika të ndryshme të tyre në situatën e pandemisë Covid-19.
  • Këshilli bashkiak vazhdon të mbajë mbledhjet online duke marrë vendime përmes mënyrës elektronike.
  • Monitorimi i grupeve të patronazhit në terren për shërbimin që i ofrohet qytetarëve ka vijuar i pandërprerë.
  • Është punuar për nxitjen e vullnetarizimit bazuar në “Rregullore të konsultimeve me komunitetin”
  • Këshilltarët vazhdojnë angazhimin në terren si vullnetarë dhe monitorues.
  • Video konferencë e maturantëve të shkollave të mesme mbi shqetësimet e sigurisë dhe shëndetit mendor në lidhje me provimet e maturës.
  • Bashkia përfaqëson interesin e qyterarëve të saj duke komunikuar drejtpërdrejtë me Ministrinë e Arsimit mbi shqetësimet e tyre dhe vendosur në dispozicion psikologe për trajtimin e stresit.
  • Transport falas për të sëmurët kronikë, në spitalet rajonale dhe numër telefoni të dedikuar për ata që kanë nevojë për këtë shërbim.

“Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”- shkruan kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.