Një ylber i përmbysur është parë në qiellin e Venetos, Itali, fenomen natyror ky shumë i rrallë, sidomos në këtë pjesë të Evropës.

Të shumtë janë italianët që kanë shkrepur foto, që më pas kanë bërë xhiron në rrjete sociale.

Fenomeni optik shfaqet vetëm në kushte atmosferike mjaft të veçanta, ndërkohë që është një dukuri e zakonshme në zonat polare.

Shumë persona e kanë komentuar nëpër rrjete sociale këtë dukuri si një buzëqeshje nga qielli.