Një i burgosur në burgun 313 ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Bëhet fjalë për të burgosurin Giovani Di Kozimo, që është shtetas italian dhe është vënë në pranga për trafik narkotikësh, ndërsa zyrtarisht lajmi nuk konfirmohet ende nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, raporton “Panorama”.
Më herët në këtë burg është konfirmuar një punonjës si i infektuar, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë.
Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.





