Pandemia e koronavirusit ka dhënë ndikim negativ edhe në një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë siç është peshkimi, në të cilin janë mijëra të punësuar në zinxhirin e aktiviteteve.
Bllokimi i dyqaneve dhe restoranteve solli edhe uljen në minimum të punës së anijeve të peshkimit.
Pronarët e anijeve dhe të magazinave të peshkut thonë se në këtë periudhë fuqia punëtore është reduktuar ndjeshëm, ndërsa hapja e dyqaneve sjell rritje të volumit me 50% të punës së anijeve të peshkimit.
Pak restorante kanë gjetur si zgjidhje dorëzimin e gatimeve në shtëpi në bazë të porosive të klientëve. Restorantet në këtë periudhë kanë shkurtuar fuqinë punëtore.
Një prej tyre është edhe një restoranti i njohur në shëtitoren “Taulantia” i cili ka shkurtuar 10 punëtorë dhe gatimet i bën vetë shefi i kuzhinës që është edhe pronar i subjektit.
Industria e peshkimit në Durrës është një prej më të rëndësishmeve përsa i përket punësimeve.
Kjo sepse peshku i freskët që zënë anijet e flotës durrsake është shumë i kërkuar në restorantet përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut të cilët janë të tejmbushur me klientë.
Mbyllja e restoranteve për shkak të pandemisë ka sjellë pasoja tek të punësuarit, që prej peshakrexhave, marinarëve, punonjësve të magazinave të peshkut, transportuesve, punonjësve në restorante etj..
K.H.





