Një gazetar në Shqipëri është prekur nga COVID 19 në Shqipëri.

Në përgjigje të interesit të medias, drejtoresha e ISHP, Albana Fico konfirmoi rastin e parë të një gazetari të infektuar me COVID-19.

Fico nuk dha detaje mbi identitetin e tij, por nënvizoi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kemi një rast që po monitorohet. Është në gjendje të mirë, i vetëzoluar dhe po monitorohet nga mjeku i familjes”.