Një 40-vjeçare shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur nga OCVID-19 ka humbur sot jetën në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Mediat kosovare shkruajnë se viktima ndodhej në mjekim intensiv që prej 15 prillit.
Që prej shpërthimit të pandemisë, në Kosovë kanë humbur jetën 16 persona, 598 janë infektuarit, prej të cilëve 123 janë shëruar.
REL raporton se në Klinikën Infektive në Prishtinë aktualisht janë të shtruar 55 pacientë.
Prej tyre, një është në gjendje kritike, 12 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa 42 janë në gjendje të qëndrueshme.





