Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do jetë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit. Por reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të dobët dhe lokalisht deri me intensitet mesatar.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe me ndjeshëm në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 20°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzimi 4 ballë.





