Një lëkundje sizmike me epiqendër në detin Adriatik është regjistruar mbrëmjen e sotme, në orën 22.13.

Fatmirësisht, sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.0 Rihter dhe thellësi 2 km nuk ka shkaktuar frikë tek qytetarët, pasi është ndjerë shumë pak. Ndërkohë, sipas IGJEUM, lëkundja ishte me magnitudë 2.8 Rihter, por vetëm pak minuta më pas IGJEUM korrigjoi të dhënat dhe e përcaktoi me magnitudë 3 tërmetin e regjistruar në gjirin e Lalzit.

Lëkundje tjetër e konsiderueshme sizmike është ajo e orës 19:24 me magnitudë 2.8 dhe epiqendër 8 km veriperëndim të Tiranës.