Ministrja e Shëndetësisë e Ogerta Manastirliu, në një lidhje në emisionin Opinion shpjegoi se  bizneset e hapura dhe ato që pritet të hapen javën e ardhshme duhet të ndjekin disa protokolle të higjenës, ku permendi ato te dizinfektimit, ajrimit apo xhamit mbrojtës në banak. .

Fevziu: Cilat biznese u hapën dhe me çfarë kriteri u hapën?

Manastriliu: Janë hapur bizneset e lidhura me shërbimet jetike, prodhimtarinë dhe që kanë rrezikshmëri jo të lartë. Data 27 Prill mendohet të hapë një seri biznesesh, dyqanet e veshjeve, tesktilet, mobiljeve, këpucët, lulet dhe materialet e teknologjisë. Sigurisht në masa të rrepta.

Fevziu: Çfarë masash?

Manastirliu: Bizneset do të kenë disa protokolle, sipas rrezikshmërisë së tyre. Praktikisht bizneset janë njohur përmes portalit e-albania me masat që duhet të marrin, të distancimit fizik, higjienës, dizinfektimit, ajrimit, xhamit mbrojtës në banak. Do të hapim edhe shërbimin e taksive dhe do të ketë një prtokoll edhe për këtë shërbim.

Fevziu: Kur do të hapen taksitë?

Manastriliu: Dua të them se do të vlerësojmë çdo ditë ecurinë për të ndërmarr hapa të tjerë, për të qenë të sigurt që nuk do na shkaktojnë problematika.