Ish-sulmuesi i famshëm i Lokomotivës së Durrësit, Fatmir Hima ka festuar sot 66-vjetorin e lindjes. Yllit të dikurshëm të futbollit i është bërë një përshëndetje e veçantë gjatë ndalesës së rradhës “Koncert në karantinë”, gjatë ditës së sotme. Megjithë vitet që mban mbi supe, ish-futbollisti i njohur shfaqet në formë shumë të mirë sportive. Ai ishte pjesë e ekipit të Lokomotivës nga viti 1972 deri në 1985 dhe zgjodhi ta linte futbollin në një ndeshje mjaft të rëndësishme, në përballjen Lokomotiva – Tirana, kur stadiumi “Niko Dovana” ishte plot e përplot me tifozë, të cilët e përshëndetën gjatë beniaminin e tyre, që vendosi të varte këpucët në gozhdë (ish-gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar për këtë moment mjaft domethënës në karrierën e Himës, të cilin po e publikojmë më poshtë së bashku me dy foto të kohës).

Fatmir Hima u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit në 2013 me një “Pllakate” mirënjohjeje për aktivitetin dhe arritjet e tij sportive.

Shkrimi i Bujar Qesjes:

Kur la futbollin Mir Hima

20 prill 2020 – Hima 66 vjeç

Sot eshte dita e tij. Ne familjen e Halit Himes, me 20 prill 1954 lindi Fatmir Hima, i thjeshtuar ne publik me emrin Miri. Mbase emri i solli mbaresi ketij djali, te behej i tille edhe ne futboll, nga sportet me popullore ne Durres.

Jo pa qellim rezervova kete foto, per te bere urimin e 66-vjetorit te lindjes, njerit prej futbollisteve më me prestigj dhe më me nam ne Durres, duke mbetur beniamin i tifozerise durrsake. Vini re sa sa popull kishte, ne diten e lamtumires, te ndarjes nga futbolli te Mir Himes, ketij djaloshi te forte dhe shume potent.

Me ka mbetur ne mendje nje thenie, e mbrojtesit te njohur te Lokomotives Niko Jani:
-Mir Hima, eshte i vetmi futbollist qe e merr penalltine pa u rrezuar.

Sa do te gezohej Halit Hima, tifozi numer nje i Durresit, i cili edhe ai mbetet i paharruar, per ditelindjen e djalit te tij sot dhe do ta uronte me shume zemer, me shume shpirt. E ndjente shume futbollin. E donte futbollin, pasi donte shume djalin e tij Mirin, Durresin dhe durrsaket.

100 Mir Hima, djali zotni i Durresit! Jete te gjate, pasi je dhe mbetesh kujtesa me e mire, i atij futbolli qe kujtohet dhe ishte frymezues per durrsaket e mi, per durrsaket e tu.

Te paçim gjithnje, pjese te gjalle te kujteses dhe historise tone te futbollit!