Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar oraret dhe vendet nga ku do të kryhen fluturimet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarëve për ditët në vijim.

Mësohet se sot janë katër fluturime Tiranë-Bari, Bari-Tiranë, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.

Në datën 21 prill do të jenë fluturimet Tiranë-Frankfurt dhe Frankfurt-Tiranë.

Më 22 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Londër dhe Londër-Tiranë ndërsa në datën ndërsa në datën 23 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Paris dhe Paris-Tiranë.

Deri më tani “Air Albania”, ka kryer fluturime riatdhesimi nga Stambolli, Roma dhe Milano.