Mes të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë, 21 pacientë janë fëmijë.

Të dhënat u bënë me dije në një deklaratë për mediat, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 22 raste të reja me Covid-19, prej tyre 3 në Shkodër, 2 në Tiranë, 5 në Krujë dhe 12 në Kurbin.

Numri i të infektuarve në total është 584 dhe 26 prej tyre e kanë humbur jetën.