Fatemeh Khishvand njihet si vajza e cila ka kryer shumë operacione plastike për t’i ngjarë Angelina Jolie, por ajo tashmë është shpërfytyruar.
Fatemeh 22 vjeçe, e cila njihet si Sahar Tabar në mediat sociale, prej kohësh ndodhet në burg për aktivitetet e saj në mediat sociale. Sipas raportimeve të fundit, ajo ndodhet në gjendje të rëndë nga koronavirusi dhe është vendosur në një ventilator në Iran.
Qendra për të Drejtat e Njeriut në SHBA ka shprehur se një gjykatës refuzoi të jepte lirimin e saj me kusht, pavarësisht faktit se ishte në gjendje të rëndë.
Sahar u arrestua në tetor me akuza përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimin e të rinjve në korrupsion, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim.
Ajo u arrestua me urdhër të gjykatës së Teheranit, e cila merret me krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral.





