Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë i ka uruar Pashkët të gjithë bashkësisë ortodokse në Shqipëri.
“Nga komuniteti ynë në komunitetet dhe familet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithë bashkësisë ortodokse në Shqipëri! Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë në të gjitha familjet tuaja!”– shkruan ambasada.





