Sipas MeteoAlb këtë të diel do të vijojë ndikimi i kushteve atmosferike të qëndrueshme në vendin tonë.

Për pasojë kthjellimet do jenë dominante në territorin shqiptar, por pasditja dhe nata sjellë kalime vranësirash nëpër territor.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga  5°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Ballkani Perëndimor dhe pjesërisht Europa Qëndrore do të paraqiten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje