Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook foton e dy mjekëve, të cilët shërbejnë në spitalin e Infektivit ndaj të sëmurëve me COVID-19.

Manastirliu shkruan se prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar punës dhe kanë plot 40 ditë që nuk kanë parë as fëmijët  e tyre.

POSTIMI I PLOTË

Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.

Ata kanë plot 40 ditë që janë larg fëmijëve të tyre, djalit 10-vjeçar dhe vogëlushes vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm.

#Krenare për mjekët!

#JEMIMEJU