Ish-këshilltari bashkiak nga radhët e PD në Durrës, pedagogu Shkëlqim Fortuzi i quan eksperimet vendimet e fundit të kryeministrit Edi Rama për të izoluar plotësisht qytetarët në fundjavë dhe lejuar të dalin me orar të kufizuar pensionistët dhe nënat me fëmije deri në 10 vjeç.
Fortuzi shkruan në Facebook se shqiptarët meritojnë transparencë për ecurinë e kurbës së virusit dhe nuk meritojnê eksperimente të tipit liro-shtrëngo.
“Nëse kurba është në rënie siç pretendohet atëhere edhe qytetarët duhet të lirohen nga izolimi i fundjavës gjithmonë pa shkelur rregullat e distancimit social..”, thotë ndër të tjera ai.
POSTIMI I PLOTË
K/Ministri jonë pasi premtoi se do të lehtësonte masat për shkak të mirëmenaxhimit të situatês(falë kjo edhe mëshirës së Zotit..për shqiptarët në këtë rast)sot ka filluar eksperimentet me njerëzit siç bënte para qindra vitesh Pavllovi me qentë.
Nga 40 orë, që ishte mbyllja në fundjavat e kaluara,kur ishte edhe piku i pandemisë,këtë fundjavë ku pritej lehtësim orari për shkak të mirëmenaxhimit të situatës e bëri mbylljen 60 orë.
Eksperimenti vazhdon duke ju dhënë një ditë pak orë leje dalje pensionistëve dhe një ditë tjetër nënave me fëmijë deri në 10 vjeç.
Mbase ka bërë ndonjë marrëveshje me virusin ,që të mbyllet në fashot orare të lejedaljes për grupet e mësipërme.
Mendoj se shqiptarët meritojnë transperencë për ecurinë e kurbës së virusit dhe nuk meritojnê eksperimente të tipit(liro-shtërngo).
Nëse kurba është në rënie siç pretendohet atëhere edhe qytetarët duhet të lirohen nga izolimi i fundjavës gjithmonë pa shkelur rregullat e distancimit social..
Të bëhet menjëherë testimi masiv i popullatës, të nxirret gjendja reale e të infektuarve dhe të përcaktohen masat sipas grupeve dhe kategorive dhe të mos ecet kuturu në rrugë pa krye..





