Riatdhesimi i shqiptarëve nga vendet evropiane nisi paraditen e sotme, me avionin e parë që mbërriti në Rinas nga Turqia. Më pas, 47 të riatdhesuarit u dërguan me autobusë drejt hoteleve në Durrës që do t’i presin për 14 ditë me radhë, derisa të përfundojë periudha e karantinimit.

Ndërkohë, bashkia e Durrësit ka marrë masat për dezinfektimin e këtyre strukturave hoteliere, ku do të sistemohen të riatdhesuarit.

Paralelisht me ketë ka vijuar dezinfektimi i rrugëve kryesore të qytetit bregdetar.