Pamjet që shikoni vijnë nga laboratori brenda QSUT-së ku nga e hëna fillojnë testet seriologjike për personelin shëndetësor të QSUT-së. Ky lloj testimi do të zhvillohet brenda laboratorit të mikrobiologjisë brenda QSUT-së. Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama shihet se si ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar ambientet e laboratorit dhe mënyrën se si do të zhvillohen testet. ajo sqaron se fillimisht do të bëhen 4600 teste për grupet më të riskuara si personeli mjekësor apo efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa në fazën e dytë do të mendohet për të realizuar këto teste edhe në popullatë.
“Janë tre dhoma, sipas standarteve dhe protokolleve. mostrat pasi të punohen, dërgohen në repartin tjetër. komunikimi është i brendshëm, nuk del në korridor. ketu bëhet leximi. kurse ky është sekuencatori,”– dëgjohet të thotë një prej mjekeve.
“Komiteti teknik i ekspertëve i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur që të përfshijë një test të ri, serologjik dhe që është tashmë gati në QSUT laboratori i mikrobiologjisë. është tashmë një hap shumë i rëndësishëm. ky testim është gati dhe javën tjetër fillon i pari. janë 600 teste. Komiteti i ekspertëve ka përcaktuar edhe protokollin për fazën e parë dhe në fazën e dytë do të shikojmë se si do të shpërndahet ky testim në popullatë. prandaj dhe ky testim serologjik do të fillojë në grupet më të riskuara si personeli mjekësor, Policia e Shtetit, etj. gjitçka do të bëhet nën lidershipin e Institutit të Shëndetit Publik,”– thotë Manastirliu ndër të tjera.





