Të veshur sportiv, Princ Harry dhe Dukesha Magle Markle janë fotografuar së bashku teksa shëtisin qentë e tyre në rrugët e Los Anxhelesit.

Dukesha e Sussex e veshur sportiv dhe me një maskë blu mbi fytyrë është parë përkrah Princit Harry, gjithashtu i pajisur me maskë. Çifti është shfaqur në publik për herë të parë që kur u transferuan në shtëpinë e re.

Meghan, 38 vjeçe dhe Harry, 35 vjeç, u vunë re duke shëtitur dy qentë e tyre në qytet.

Të dy kanë ndjekur rregulloret e reja të Kalifornisë së jugut, të cilat kanë bërë që veshja e maskave të fytyrës të jetë e detyrueshme në betejën kundër Covid-19.