Bregdeti i plazhit të Durrësit ishte i populluar paraditen e sotme nga mosha e tretë.
Pas thuajse një muaji të mbyllur brenda nga frika e koronavirusit, duke përfituar nga orët e liridaljes, pensionistët iu gëzuan bregdetit dhe rrezeve të diellit.
Shumë prej tyre shëtitën për një kohë të gjatë përgjatë vijë bregdetare, por kishte dhe nga ata që nuk nguruan të futeshin në det.
Të detyruar të qëndronin brenda për disa javë, pasi qeveria jua kishte mohuar daljen nga shtëpia për t’i ruajtur nga infektimi me Covid-19, shumë nga pensionistët e shijuan daljen e sotme si një liri që u kishte munguar prej shumë ditësh.
Për moshën e tretë, lëvizja dhe ecja janë mjaft të domosdoshme për një cilësi jete më të mirë, prandaj shumë prej tyre e kanë përjetuar keq mbylljen brenda 4 mureve të shtëpisë.
K.H.





