Ndalesa e radhës e “Koncert në karantinë” në Durrës përmbylli javën e dytë të performancës një orëshe të artistivë durrsakë në lagje të ndryshme të qytetit.

Për dy javë me rradhë, me stacione në zona të ndryshme anekënd Durrësit, këngëtarët dhe humoristët kanë krijuar një atmosferë festive për banorët e izoluar prej 5 javësh në shtëpitë e tyre prej pandemisë Covid-19.  

Performancat e këngëtarëve Reshit Gjini, Dhimitër Stefa, Kosta Bonshi, Hysni Alushi, Julieta Strefi, Alban Kamenica, Dashamir Mehmeti, Astrit Serjani dhe mjeshtrit të humorit Edmond Halili u përshëndetën me duartrokitje nga banorët, të cilët shpesh shpalosnin edhe flamujt kombëtarë nga dritaret apo ballkonet e apartamenteve të tyre..

Gjatë performacës së tij, humoristi Edmond Halili kërkoi për një moment nga kolegët artistë dhe banorët një duartrokitje për mjeshtrin e madh të skenës, Mirush Kabashi, i cili të premten festoi 72-vjetorin e lindjes.  

Nisma e poetit Ardi Omeri është mirëpritur nga të gjithë, ndërkohë që koncerte të ngjashme kanë nisur të organizohen edhe në qytete të tjera të vendit.

*Pamjet flimike studio Adi Domi