Një nga aktorët më të preferuar të filmit dhe televizonit amerikan, Brian Dennehy ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare pas disa dekadash punë në filma dhe skenat teatrale të New York.

Aktori u bë i njohur në fund të viteve 1970 me serialet amerikane Kojak e më pas Dynasty, para se të niste një karrierë në filma.

Brian lë pas pesë fëmijët e tij Elizabeth, Kathleen, Sarah, Deirdre dhe Cormack si dhe gruan Elizabeth.

Vëmendjen më të madhe ai e mori në rolin e oficerit Teasle në filmin e vitit 1982 me Sylvester Stallone, “Rambo”.

Brian ka luajtur më tej në shumë filma si ai në 1985,” Cocoon”, në vijimin e tij të 1988 “The Return”, apo dhe trilerin e Harrison Ford në 1990 “Presumed Innocent”.