Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sot të gjithë qytetarët se nesër (e shtunë) në orën 12:00 do të mbyllen aplikimet për të gjithë ata që përfitojnë ndihmë nga paketa e parë ekonomike.

Në një njoftim në mediat sociale, Tatimet shkruajnë se të gjithë përfituesit e paketës së dytë do të kenë mundësi të aplikojnë pas datës 21 prill.

“Te nderuar bashkeqytetare Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ju njofton se aplikimet per te gjithe perfituesit e paketes se pare ekonomike do te mbyllen diten e neserme date 18 Prill ne oren 12:00! Gjithashtu deshirojme tju bejme me dije se per te gjithe perfituesit e paketes se dyte ekonomike, aplikimet do te fillojne diten e marte ne date 21 Prill! Ju falenderojme per vemendjen tuaj dhe ju urojme nje fundjave te qete!”, shkruhet në njoftimin e Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.