Tregtarët e tregut të madh industrial në Durrës, janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm, pas refuzimit të “pagës së luftës”.
Këta tregtarë, të cilët kanë pezulluar aktivitetin prej datës 9 mars, kanë bërë aplikimin te sistemi i Tatimeve sipas udhëzimeve të qeverisë se janë përfiutes të “pagës së luftës”, por kësaj kategorie i është refuzuar.
Ndodhur në këto kushte, këta tregtarë, të cilët deklarojnë se të ardhur të vetme për të mbajtur familjen kanë patur shitjen në treg, janë ngritur sot në protestë duke kërkuar që qeveria të mbajë fjalën dhe të përfitojnë edhe ata nga kjo pagesë.
Në Durrës operojnë dy tregje me rreth 1 mijë tregtarë të licensuar, të cilët mbahen vetëm nga shitjet me pakicë në këto tregje.





