Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacineve të deritanishme, mësohet se i plagosur ka mbetur një fëmijë 11-vjeçar.
Po ashtu bëhet me dije se shoferi që ka shkakuar aksidenti pas ngjarjes është larguar me shpejtësi, pasi kishte thyer karantinën.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21.00, por nuk dihen rrethanat pse fëmija kishte dalë në rrugë në një kohë kur nuk lejohet të dalë askush nga banesa.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.





