Wuhan-i ka qenë qytetit i parë që u fut në karantinë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Që prej momentit që qeveria lejoi që qyteti t’i kthehej normalitetit, duket se izolimi i ka bërë banorët vendas të marrin vendime të rëndësishme rreth dashurisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, çiftet po nxitojnë që të martohen. Kjo vërehet pasi është shtuar numri në zyrat e regjistrimit dhe studiot e fotografive për dasma.

“Kërkesa për foto dasme është shumë e lartë pas karantinës. Ne kemi vendosur që t’u shërbejmë nga 1 deri në 3 çifteve në ditë. Kjo për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë”, tha një menaxher i një prej studiove të fotografisë.

Qyteti ka qenë në karantinë prej 11 javësh dhe u rihap më 8 prill. Që prej asaj dite, çiftet po nxitojnë të përfundojnë planet e tyre të martesës.