Karabinierët e Pordenones në Itali kanë shkatërruar një bandë të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikim dhe tregtim droge midis Pordenone dhe Venecia.
Mediet italiane raportojnë se 14 persona u vunë në pranga, ndërsa 10 të tjerë në gjendje lirie.
Në këtë operacion morën pjesë rreth 50 karabinierë.





