Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se javën e ardhshme do të nisë testimi me antitrupa për mjekët, policët dhe për ata që janë në fazën përgatitore.
Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Manastirliu tha se testet janë blerë dhe struktura është gati e do kryhen në QSUT.
“Javën e ardhme do nisë një testim i dytë, antitrupash që do bëhet tek mjekët, tek policët dhe tek ata që po vijojnë të shërohen. Ky është një test, që është në kuadër të një studimi të QSUT-së dhe po punohet për të vijuar punën. Janë blerë testet dhe struktura është bërë gati në QSUT”, u shpeh ministrja.





