Covid 19 zgjeron hartën në Shkodër. Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 6 raste pozitive, ku një prej tyre sipas burimeve është punonjës i policisë në burgun e Reçit.
Nga të prekurit, 1 rast është infermiere në reanimacionin e Shkodrës, ndërkohë që rastet e tjera mendohet se janë nga familjarë të të prekurve të tjerë.
Me rastet e reja, numri i të infektuarve në Shkodër shkon në 77, vatra e dytë më e rrezikshme e pandemisë pas Tiranës.





