Kështu nuk e kemi parë kurrë. Dua Lipa e ka shtrirë aktivitetin në revista ku po e shohim shpesh me rrëfime e fotografi të ndryshme.
Ky interesim për të erdhi pas publikimit të albumit të saj të ri “Future Nostalgia”, i cili po shënon sukses të jashtëzakonshëm në Britani.
Së fundmi, Dua pozoi për revistën prestigjioze “Elle”, në të cilën erdhi kësaj radhe më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.
Në disa prej fotografive, këngëtarja u paraqit tërësisht e zhveshur, ndërsa pjesët intime i mbuloi me një kitarë shumëngjyrëshe.
Edhe me këtë paraqitje ndryshe, Dua dukej tërheqëse dhe mori vëmendjen e të gjithëve me imazhet e realizuara nga Zoey Grossman.
Dua Lipa këto ditë po qëndron e mbyllur në shtëpi bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.





