Pavarësisht numrit të lartë të viktimave dhe dëmeve të rënda në ekonomi, koronavirusi nuk ka arritur të prekë shpirtin “festiv” të qytetarëve italianë.
Në kushtet kur i gjithë vendi ndodhet në karantinë, disa qytetarë italianë kanë shpikur një mënyrë tepër të veçantë për të festuar me njëri-tjetrin.
Ata kanë lidhur nga një gotë në fundin e një kallami të gjatë dhe bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin nga ballkoni në ballkon. Videoja e veçantë bëri xhiron e rrjetit në pak kohë.





