Jo vetëm Pamela Anderson, por edhe aktorja Yasmine Bleeth dalloi për portretin e bukur dhe format perfekte fizike në serialin e njohur “Baywatch” në vitin ’90.
Yasmine u cilësua si një prej aktoreve më seksi të asaj kohe, por fatkeqësisht nuk pati një karrierë brilante. Vitet e fundit, 51-vjeçarja ka ruajtur një profil tejet të ulët publik.
Së fundmi, Bleeth është fotografuar pranë shtëpisë së saj në Los Angelos, teksa po shëtiste qenin. Me disa kilogramë mbipeshë, ylli i Baywatch dukej shumë larg imazhit me të cilin u bë e njohur. Gjithsesi, koha ka lënë gjurmët e saj në fizikun e Yasmine.





